Pjesa e dytë në finalen e Europa League mes Chelseas dhe Arsenalit po na dhuron emocione të mëdha. Aktualisht rezultati është 4-1 për “Blutë e Londrës”.
Ekipi i Sarrit shënoi golin e tretë në minutën e 65′ me Eden Hazard nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të shkaktuar ndaj Giroud brenda zonës.
4 minuta më vonë ka ardhur reagimi i “Topçinjve” që shënuan me anë të Iwobit. Ai lëshoi një goditje fantastike nga distanca.