Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka shpjeguar arsyet pse u detyrua të bënte xhiron e rrjetit me pamjet duke g.oditur me g.rusht policin. Noka tha se ishte një reagim i detyruar, pasi polici në gjendje të dehur i kishte ngulur t.honjtë në f.yt ish-deputetit tjetër të PD, Gent Strazimiri.
Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:
“Jemi përballë një tentativë të k.ërcënimit politik të opozitës nga pushteti. Ne si deputet ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur që policia të godasë apo d.hunojnë deputetë në krye të detyrës.
Ky është rast i paprecedentë. Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjësin e policisë nga a.gresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri.
Unë kam ndërhyrë për të larguar policin e dehur që i kisht futur t.honjtë në f.yt, Gent Strazimirit, i cili për këtë ka edhe raport mjekësor. Deputetët janë të paprekshëm. Ata nuk janë policë, janë b.anda me uniformë që a.gresojnë fizikisht.
Do duhet të ishin përfaqësuesit e popullit në krye të detyrës kushtetuese, por ata e kishin kthyer policinë në kabare. Në rast se do të ishte një prokurori, kjo do të ishte çështja per t’u hetuar.’, u shoresh Noka.