Agim Nesho, nga Partia e Lirisë, pjesë e koaliciont “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për deklaratat e djalit të presidentit Trump, i cili ia faturoi bombardimet e NATO-s në Serbi, skandalit “Lewinsky”.
Nesho e ka justifikuar atë, duke thënë se nuk është zyrtar i Qeverisë amerikane.
Për më tepër, sipas Neshos, Trump ka shumë fëmijë, duke nënkuptuar se jo të gjithë mund t’i kontrollojë.
“Vërtetë opinioni publik mund të diskutojnë por ai nuk është një person zyrtar. Trump ka disa fëmijë.
Kemi parë raste, që vetë amerikanët, jo në të gjithë rastet e njohin realitetin. Ky mund të jetë rasti i Trump Jr. Edhe ish presidenti Bush ka ngatërruar Australinë me Austrinë.
Trump është i paparashikueshëm por në veprime dhe zgjidhje taktike, është i qartë në gjërat që do të bëjë.
Nuk ka dalë në diskutim sovraniteti dhe liria e Kosovës. Më tepër ky reagim duhet të ngrejë sensibilitetin e klasës politike jo vetëm në Kosovë.
Duhet një aleancë e të gjithë partive politike. Duhet të pastrohet klasa politike në të gjithë ambientin, duke përfshirë ata rrenegatë që kanë bashkëpunuar me Vuçiç dhe kanë qenë yes-man për Perëndimin.
Duhet të ketë një unitet, qartësi dhe jo frikë nga deklaratat e ndryshme. Nuk është hera e parë, është hera e tretë që ka ardhur në Serbia, ka interesat e tij.
Oligarkët, edhe Rama e ka kërkuar, mos të jemi të habitur kur të bëjë podcast me Ramën. Autokratët paguajnë influencë.
Jemi nga ato shtete që figurojnë si qeveri të korruptuara që blejnë influencë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Nesho.