Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e vlerëson ndryshe telefonatën e presidentit Trump me Vladimir Putin.
Për Trump biseda ishte “shumë e mirë dhe produktive”.
Për Pistorius ujdia e arritur është “zero, nëse mund të thuash kështu”.
Me ujdinë e krerëve të dy shteteve për fundin e sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, mbrohet “pikërisht infrastruktura që mbrohet më mirë në Ukrainë”.
Sipas Pistorius edhe sulmet gjatë natës në infrastrukturën civile të Ukrainës, “nuk kanë pushuar pas kësaj telefonate të supozuar vendimtare e të madhe”.
“Putini po luan një lojë këtu, jam i sigurt se presidenti amerikan nuk do ta mund ta shikojë këtë kështu për një kohë të gjatë.
Do të vijë momenti, kur ai do të reagojë, duhet të reagojë, ka thënë për ZDF, ministri gjerman i Mbrojtjes.