Trembëdhjetë alpinistë dhe tre anëtarë të ekuipazhit kanë humbur pasi helikopteri ku po udhëtonin bëri një ulje të vështirë në malet e Taxhikistanit.
Aksidenti ndodhi të dielën në ora 17:30 (11:30 GMT), thanë zyrtarët e Taxhikistanit
Agjencitë ruse të lajmeve shkruajnë se helikopteri i kishte marrë alpinistët nga kampi bazë në akullnajën Fortambek.
Mali Ismoili Somoni me 7.495 metra lartësi, është më i larti dhe një atraksion turistik i Taxhikistanit.
Ai është pjesë e vargmalit të Pamirit, shpesh e përshkruar si “kulmi i botës”.