Bota është e çuditshme. Dikur i hapte derën e Presidencës, partisë dhe vilës në Gjirin e Lalzit, i mbante pallton dhe çadrën, sot Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, i ka zënë vendin Monika Kryemadhit në listën e sigurtë të Tiranës. Jo vetëm kaq, por me urdhër të Metës nga burgu, Bilushi nuk e lejon Monikën të futet në dyqanin e saj në ish Bllok, që njihet si selia e LSI-së, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë.
Nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, Monika Kryemadhi thotë se po heq dorë nga politika dhe se po i futet kinematografisë.
“Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive”, tha Kryemadhi.