Pak orë pas mesnate një tjetër aksident tragjik u shënua në rrugët e vendit.
Në superstradën Lezhë – Shkodër një makinë tip Benz u përplas me një kamion dhe për pasojë, humbën jetën dy të rinj.
Sipas policisë, dy viktimat janë Gentian Toma 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, si dhe Robert Ejlli 23 vjeç, po ashtu banues në Mabë – Lezhë.
Mësohet se automjeti i drejtuar nga Gentian Toma ka përplasur nga mbrapa kamionin në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidentit.
Një ditë më parë një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në aksin Fier-Levan dhe nga përplasja e dy makinave humbi jetën një 27-vjeçare shtatzënë, Majlinda Troka dhe u plagosën katër persona të tjerë.