Lulit i ka ngelur qejfi që Jari e mbrojti vet Doktorin, duke e marrë përsipër ai sulmin e Thaçit mbi vete.
Ndaj sot duhej që ta zbuste pak.
Dhe vendosi të dëshmojë se Doktorit nuk i ka dal zot vetëm Jari, por dhe Tritani me Myslymin.
“Ajka e PD i ka dalë zot Doktorit në debatin me Thaçin…
E ardhmja e rajonit është në duar të sigurta”.
Pas postimit të Twitter-it, Jari bëri sqarimin e mëposhtëm:
“Të nderuar demokratë. Jari ju sqaron!
Ka shumë zëra që janë bërë xhelozë pse unë i dola zot Doktorit nga sulmet e Thaçit.
Kur unë thashë që Thaçi e ka me mua e jo me Doktorin, desha të them se jam gati t’i marr unë përsipër gjithë ato që thuhen për Doktorin, dhe jo t’i bëj hije Doktorit.
Por jam shumë i gëzuar që bashkë me mua kanë reaguar dhe ajka e PD-së.
Reagimi i Tritanit ka qenë më dinjitozi.
Dhe ka shumë rëndësi.
Të gjitha akzuat që Doktori ka për Bin Ladenin dhe është i lidhur me islamikët, ja ka bë Tritani pas vitit 1997 në Vatikan në farnezinë dhe Departament të Shtetit.
Fakti që i njëjti njeri i ka tërhequr ato publikisht, duhet që ato akuza të bien.
E njëjta gjë dhe me Myslymin.
Të gjithë e dimë që Myslymi është njeri jo konformist dhe e ka pas sha Doktroin për shumë gjëra.
Por për dy gjëra ka thënë gjithmonë që i ka Doktori, që nuk tradhton gruan dhe Kosovën.
Krahasimi i tij që i bën Thaçit me gruan e Arkanit, është shumë i goditur, se ajo gruaja pretendon që ka qenë në Shqipëri në vitin 1996.
Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi po të kishte qenë Ceca në Shqipëri, do ishin çmendur gjithë shqiptarët nga gëzimi se e kishin pa në televizor.
Ndaj dhe ajo rren.
Ndaj gjithë demokratët sot duhet të jenë krenarë, jo se unë i kam dal zot akuzave të Doktorit, por se gjithë ajka e PD është në krah të tij.
Dhe kur flas unë, Tritani dhe Myslymi, Luli nuk ka pse flet.
Atë e njeh gjithë Kosova për patriot”.