Jo vetëm Bleona Qereti habiti botën me fustanin rrjetë, një tjetër shqiptare sapo i vuri “flakën” MTV Video Music Awards.
Ajo që ra në sy ishte veshja e bukuroshes shqiptare Rita Ora.
Ajo u shfaq me një fustan të gjatë, por thuajse tërësisht transparent.
Duke mos i lënë vend imagjinatës, Rita ekspozoi gjoksin dhe të brendshmet përmes veshjes transparente.
Fustani i saj ishte kombinuar më pas me aksesorë të këndshëm, si dhe një çantë me perla të zeza.
Rita arriti të fitojë çmimin “Best Dance (Vallëzimi më i mirë)” nga bashkëpunimi me DJ e ndjerë Avicii në këngën “Lonely Together”.


