Sot po publikojmë një skandal financiar me vlerë miliona euro, të hequra nga taksat publike dhe fondet e Buxhetit të Shtetit, që provon se krye-opozitari Lulzim Basha i cili prej 5 vitesh “mallkon” e denoncon Partneritetin Publik Privat, i paska pasur shumë “qejf” PPP-të, kur ka qenë Kryetar i Bashkisë-Tiranë dhe i ka aplikuar ato, jo vetëm me “Fushën”, por dhe me OJF-të e “SOROS” që i financoi bursën në Holandë, maskuar pas gjoja, “Projekte për menazhimin e ndarjes së mbetjeve të ngurta në Tiramë”.
Një nga 117 rastet, që Luli ka aplikuar Partneritetin Publik Privat (PPP) në vitet 2011-2015, kur ka qenë kryetar i Bashkisë-Tiranë, rezulton të jetë financuar për llogari të një projekti “Lëviz Albania”-OJF e “SOROS”, me objekt pastërtinë e mjediseve të Tiranës, realizuar në takimin e datës 29 tetor 2014 të Lulzim Bashës me Dritan Shutina, Drejtor Ekzelutiv i OJF mjedisore “Co-Plan”, që përlanë fonde publike, njëherazi dhe Zv/Drejtor i Bordit të Grandeve Financiare në “Lëviz Albania”, OJF e “SOROS”, ku ai është dhe kryetar bordi e drejtor i “SOROS”.
Ky projekt i miratuar prej Lulit dhe i përlarë nga OJF e “SOROS”, u maskua pas termit “Ndarje e mbetjeve në burim në masën 50%-60%), të 230 mijë ton mbetjeve që hidheshin në vitin 2014 në Tiranë dhe grumbulloheshin e transportoheshin pa u ndarë, nga 6 kompani pastrimi, që Luli i kishte kontraktuar nëpërmjet PPP pa tender, me vlerë 7.5 milionë euro.
Kjo shumë, sipas OJF të “SOROS” ishte e pamjaftueshme dhe duhej shtuar fondi, për ndarjen e mbetjeve, por nën menazhimin e kësaj OJF-je, propozim që Luli e miratoi menjëherë dhe shtoi 2.3 milionë euro të tjerë, duke përdorur si justifikim, vazhdimin e bashkëpunimit të Bashkisë-Tiranë me IFC (OJF) dhe të një projekti fantazmë, që gjoja e mbështet BE.
Kjo kontratë PPP-je e Lulzim Bashës me OJF-të e “Soros”, të cilat deklarojnë se janë organizata jo-fitimprurëse, “rastis” me kohën kur kunati i tij Erjon Isufi, hapi biznes mbetjesh, duke përzënë me dhunë me polici bashkiake, hallexhinjt rom e egjiptian, që grumbullonin kanaçe, shishe, plastika e hekur në kazanët e plehrave të Tiranës./Pamfleti