Kryeministri Edi Rama iu drejtua të gjithë atyre që e kritikojnë që “kurrë të mos votojnë për PS”, ndërsa ironizoi Sali Berishën, duke thënë se “nuk mund të shkohet pas një të roituri”.
“Si mund ti hani këto idiotësira. Mos votofshi kurrë për mua dhe për PS, por si mund të shkoni pas një të roituri që i fiket llamba tre herë në ditë se dhe mosha tepër e thyer bën të vetën dhe vetëm i ka sjellë këtij vendi rrëmuja. Nuk e kuptoj ca kërkoni”, tha Rama.
Rama bëri edhe një parashikim për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se “mund të marrin më shumë sesa 77 mandate”.
“Nuk e di rezultatin, ndoshta fitojmë më shumë edhe se 77 deputetë, do të shikohet. Kur të fitojmë, nis sërish ky ka vjedhur.
Rezultatin do ta shkruaj në Kuç, atje te ai lokali dhe do ta shkruaj rezultatin e 11 majit. I keni parë celulat e PS, ne komunikojmë çdo ditë e natë me popullin”, u shpreh kryeministri.