Lajthitjet e Doktorit dita-ditës po shtohen. Vetëm në Berat, për 20 minuta, lajthiti pesë herë.
Edhe sot gjithë ditën ka prodhuar lajme gazmore.
– Na duhet një zgjidhje, i tha Lelos.
Po na kthehet fushata në gallatë.
– Nuk kemi çfarë bëjmë, tha Lelo.
Amerikanët e zgjidhën me Bajdenin duke e hequr dhe e zëvendësuan me Kamalën.
Ne i bie ta zëvendësojmë me zonjën Karo, se atë ka pasur si ndihmëse.
– Në asnjë mënyrë, tha Muli.
– As që më shkon në mendje, tha Lelo, por ta dhashë si shembull.
Se Doktori vërtet shkakton të qeshura kur lajthit, por ka plot orë të ditës që është në rregull.
Ajo qesh edhe kur nuk fle njeri.
– Po si t’ia bëjmë që t’i sfumojmë, tha Muli?
– Mendoj që kemi pak shanse, tha Lelo, se ato janë të pavullnetshme.
E vetmja rrugë në këto raste është të prodhojmë edhe ne të tjerët gallata, që të mos bien në sy lajthitjet e Doktorit.
Kështu socialistët do mendojnë që kjo është strategji e LaCivitës dhe do ta marrin seriozisht.
– Po çfarë të bëj unë, ndonjë gjë, tha Muli, që të kontribuoj në këtë drejtim?
– Ti për shembull, mund të thuash që do bësh podcast, por ngatërroji emrin dhe thuaj “podrras”.
Kështu do shkaktohen të qeshura dhe do duket sikur tallesh me Ramën.
Paloka, për shembull, mund të thotë “Mamaforte do t’ia heqë Doktorit non gratën”, duke ia ndryshuar mbiemrin nga Manafort, në Mamaforte, që kur ta shpjegojë, t’u thotë njerëzve “ai e tha për mamanë!”
Jozefina mund të thotë që LaCivita është nga Shkodra, por ta shqiptojë “LaQivita”, se ngatërrojnë Ç me Q.
E kështu me radhë. Vetëm kështu gafat tona do mbulojnë gafat e Doktorit dhe ai nuk do duket “qyryk”.
– Po kjo me q sieni apo ç si çekani shkruhet, tha Muli?
– Me ç, si çekani, tha Lelo, por ty të lejohet me q, si e qenit.