I dashur person, i cili nuk ka ide se sa shumë ka rëndësi bakshishi,
Dua të filloj duke të bërë një pyetje të thjeshtë: Përse nuk lë asnjëherë bakshish?
E bën këtë sepse ti nuk mund ta përballosh një gjë të tillë? Apo për shkak se je i verbër dhe nuk mund ta dish se një kamerier/kameriere që po të shërben është duke e siguruar jetesën në atë mënyrë?
A mos është fakti se thjesht je koprac dhe “nuk ta ndjen”? A mos është për shkak se ti mendon se, duke u kujdesur jo vetëm për tavolinën tënde, por edhe për të paktën tre deri në pesë të tjera, kamarieri vonoi shumë për të ta sjellë porosinë?
Apo është thjesht sepse nuk je në dijeni se një kamarier merr një rrogë qesharake dhe vetëm një bakshish e bën diferencën?
Këto femra dhe meshkuj që të shërbyen, mbështeten plotësisht në bakshishet që klientët mund t’ju lënë, në mënyrë që gjatë javës të paguajnë faturat e tyre.
Unë kam dy fjalë për disa prej jush të cilët janë mjaftueshëm injorantë për t’u larguar pa lënë asnjë qindarkë falenderim për shërbimin.
Mendoni sikur po shkoni në punë, puna fillon ngadalë, pastaj pothuajse si një bombë e vërtetë shpërthen një kaos në vendin e punës dhe nuk mund ta gjesh një minutë për të ndaluar dhe për të marrë frymë, e lëre më të mendosh se çfarë duhet të bësh më pas.
Imagjinoni që po u shërbeni dhe po ndihmoni njëherazi gjashtë grupe të ndryshme njerëzish, me secilin grup që përmban dy deri në dhjetë vetë.
Mendoni se po punoni për tu siguruar që këta klientë të marrin përshtypjen më të mirë të mundshme. Pastaj iu dorëzoni faturën, u thoni “Shumë faleminderit! Ishte kënaqësi t’ju shërbeja, shpresoj të kaloni një ditë të mrekullueshme!”
Imagjinoni që ju po largoheni në përpjekje për të filluar një nga shtatëmbëdhjetë gjërat e tjera që ju duhet të përfundoni, shikoni se si grupi që sapo falënderuat, as mirupafshim nuk ju tha.
Imagjinoni që po pastroni rrëmujën që ata kanë lënë me kaq mirësi, shikoni faturën dhe e kuptoni se ajo nuk asgjë shpërblyese për ju.
Mendoni se sa të shkatërruar ndjeheni duke ditur se i keni ndihmuar këta njerëz sa më shumë që keni mundur dhe jeni treguar kaq të sjellshëm dhe ata as që e kanë vlerësuar.
Tani, kuptojeni se sa herë që vendosni t’i lini një bakshish një kamarieri/je, kjo është nëntë nga dhjetë herët e asaj që ato kalojnë e përjetojnë.
Unë nuk mund ta theksoj sa është e rëndësishme për njerëzit që të kuptojnë se ky është profesioni i dikujt – nëse ata janë një student kolegji, një nënë e vetme që bën punën e dytë të ditës, një baba i ri që duhet të paguajë kredinë që iu desh të merrte për të patur një makinë më të sigurt për fëmijën e tij, miku, mamaja, babai, motra, vëllai yt.
Nëse nuk mund ta përballosh dot një bakshish, mos dil jashtë për të ngrënë. Nëse nuk mund të përballosh tre pije alkoolike që ju gëlltisni, plus ushqimin tuaj, një bakshish i vogël nuk të mjafton për të ngrënë prapë.
Nëse nuk mund ta shihni se personi që është para jush është duke punuar më së miri për t’ju akomoduar, ndërsa përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për pesë tryezat e tjera rreth jush, mos dilni për të ngrënë.
Nëse nuk mund ta kuptoni se burri apo gruaja para jush është një person i vërtetë, me jetën dhe problemet e tyre personale dhe se ndoshta këto probleme i kanë bërë ata të jenë arsyeja për të cilën qëndrojnë para jush, atëherë mos dilni për të ngrënë jashtë.
Unë jam vetë një kamariere. Më vret fakti që nuk e vini një herë veten në vendin tonë – a thua se jeni më të mirë se ne. Pyes veten nëse e kuptoni se ju ndihmoni për keq në motivimin tonë si “shërbëtorët” tuaj.
Pyes veten nëse ndoshta një ditë do të jeni në vendin tonë dhe shpresoj tek Zoti që askush të mos ju trajtojë ashtu siç na keni trajtuar.
Por në qoftë se ata e bëjnë, atëherë ndoshta ju do të kuptoni se si kemi ndjerë kur nuk na keni lënë asnjë bakshish pasi ju kemi dhënë kohën, mirësjelljen dhe shërbimin tonë. Fb