Marine Le Pen është dënuar në procesin gjyqësor për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian dhe i është shqiptuar një ndalim pesëvjeçar për të kandiduar në zgjedhje, me zbatim të menjëhershëm.
Përveç kësaj, ajo është dënuar me katër vjet burg, nga të cilat dy do t’i vuajë me byzylyk elektronik, dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh.
Gjykatësit vendosën të aplikojnë dënimin maksimal, duke përfshirë dhe ndalimin për t’u zgjedhur, një masë që ka tronditur politikën franceze. Si rezultat, Le Pen nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë zgjedhje deri në përfundimin e periudhës së ndalimit, përfshirë presidencialet e planifikuara për majin 2027.
Ajo u largua në mënyrë demonstrative nga salla e gjyqit sapo u shpall ndalimi i kandidimit, edhe pse leximi i vendimit nuk kishte përfunduar ende. Më vonë, avokatët e saj deklaruan se do të apelonin vendimin.