Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë është regjistruar në Venezuelë, ku ndërtesa të shumta janë evakuuar në kryeqytetin Karakas. Autoritetet lokale kanë njoftuar alarmin për tsunami.
Epiqendra e lëkundjes së fortë në Venezuelë është regjistruar në shtetin e Sucre-së. Por tërmeti është ndier në një rajon më të gjerë që përfshin Venezuelën jug-perëndimore dhe pjesën më të madhe të Kolumbisë, deri në Bogota.
Pas lëkundjes së parë, paniku është përhapur mes popullsisë edhe në shtetet e Bolívar, Monagas, Nueva Esparta, Merida, Portuguesa, Aragua, Carabobo, Táchira, Lara dhe në distriktin e kryeqytetit.
Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për një tronditje shumë të fortë që ka shkaktuar dëme materiale ddhe shembje të ndërtesave.
Ministri i Brendshëm venezuelian, Nestor Reverol, ka dekklaruar se “deri tani nuk regjistrohen viktima dhe se ministria është në kontakt me të gjithë guvernatorët e shteteve të goditura për të pasur një vizion të përgjithshëm për dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhë marrjen e masave nga ana e qeverisë qëndrore”.
Reverol ka konfirmuar se tërmeti ka prekur më shumë shtetin e Sucre-së dhe se është ndier në dhjetëra shtete të tjera të vendit. Në rrjetet sociale, disa gazetarë venezuelianë kanë publikuar imazhet e momentit kur tërmeti është ndier për shumë sekonda në Karakas.
https://youtu.be/AehWx5ok2KI
https://youtu.be/zwsJkjOnLBE
https://youtu.be/4aGJp8iGiUM