Alle Wahlner, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, zëvendësuesja e Knut Fleckenstein i ka bërë thirrje vendeve të BE dhe grupit parlamentar që të hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Çdo shtet duhet të vlerësohet sipas punës që ka bërë. Kemi parë progres, sidomos marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Vendet e BE duhet të marrin një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Uroj që të merret një vendim pozitiv. Nuk shohim asnjë arsye për të vonuar këtë vendim, pasi kriteret janë plotësuar. Iu kemi kërkuar arritje, detyra, ata i kanë plotësuar.
Mali i Zi dhe Serbia duhet të ecin para me reformat. Dy eurodeputetët, i kanë kërkuar Këshillit të Ministrave që në qershor të hapen negociatat.”-tha ajo.