Ndoshta për të Amerika është e para, por duket se Donald Trump ka ide të tjera kur është fjala për gruan.
Presidenti u kap nga kamerat duke e lënë gruan e tij në shi, përderisa vetë qëndroi nën ombrellë duke folur para kamerave.
Në vend se të tregohej kavalier dhe të sigurohej që ajo të mos lagej, Trump u habit nga prezenca e kamerave të cilat po qëndronin para Shtëpisë së Bardhë dhe e harroi krejt gruan e tij, transmeton Gazeta Express.
Ai e la gruan e tij në shi, përderisa vetë hyri nën ombrellë. Videoja e momentit u shpërnda me të madhe në rrjete sociale.
https://www.facebook.com/TheIndependentOnline/videos/736376280046736/?t=0