Përgjatë historikut të tij politik, Sali Berisha ka ditur të përdorë të gjithë veset e natyrës njerëzore.
Me një karrierë të gjatë në Partinë e Punës, një ndër dy kandidatët e Komitetit Qendror për Ministër Shëndetësie në vitin 1985, ai ka ditur të mendojnë jo vetëm si i majtë, por të sillet edhe si i tillë, pavarësisht se ka pretenduar dhe ka drejtuar një parti që do duhej të kishte tjetër qasje dhe tjetër filozofi.
Kur Berisha bërtet për bijtë e etërve, duhet parë se me çfarë e ka mbushur listën e vet. Kur thërret kapeni hajdutin, duhet parë se me çfarë e ka mbushur listën.
Një ditë më parë ai ishte në takime në qarkun e Durrësit dhe dy prej kandidatëve të tij janë:
Pëllumb Shullazi dhe Arjan Ndoji. I pari ish-deputet dhe ish-kandidat i PS-së, ndërsa i dyti me pasuri marramendësi, i shkarkuar nga Vetingu për korrupsion dhe i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit, pre e së cilës ra edhe pas një atentati në shoqërinë e ‘Rumit’ të Shijakut, më 1 nëntor 2019 në Durrës (Aleksandër Laho (Muharremi).
Këta dy janë vetëm një tregues i vogël se me çfarë e ka mbushur listën e PD Sali Berisha. E njëjta gjë ka ndodhur në Elbasan, Fier, Berat dhe më gjerë. Nëse Basha e mbushi listën e PD me ish-të persekutuar, familje të djathta, ish-pronarë etj., Berisha bëri pikërisht të kundërtën.
Në fakt, bëri atë që ka bërë në 34 vite. Nëse Basha i mbajti larg të inkriminuarit dhe të korruptuarit, Berisha bëri pikërisht të kundërtën, sepse ai nuk mund të mbijetojë ndryshe politikisht.
Berisha beson se fitorja vjen duke përdorur veset më të ndyra njerëzore. Atij nuk i intereson e ndershmja dhe e mira, por ajo që ai mund të keqpërdor nesër, duke i mbajtur njerëzit peng.
Shullazi dhe Ndoji janë maja e ajsbergut. Berisha do t’i humbasë këto zgjedhje, por atij i duhen besnikë që t’ia dinë për nder dhe të mos i kërkojnë llogari pas 11 Majit. /TEMA/