Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama komentoi edhe audiopërgjimet e reja që u publikuan nga PD për dëshmitarin e rremë, Fredi Alizoti.
Kryeministri ironizoi ish-deputetin e PD, Ervin Salianji dhe tha se është mik i pandarë i Albert Veliut dhe Niçes së Shijakut, referuar denoncimeve nga selia blu.
“Ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe të sigurisë në vendin tonë.
Sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se pesë vite më parë edhe pse diskutohet rregullisht pa pushim në të gjitha klubet mediatike.
Një mori episodesh me lajme pa lajm që ziejnë dhe arrijnë pikët e vlimit kur shfaqet Babalja dhe Nicja e Shijakut, apo shoku i tyre i pandashëm Ervin Salianji” tha ai.