E ftuar në podcastin “N’xhiro me Sycin” nga Ilir Demalia, ish-deputetja e PS deklaron se me këtë opozitë, Edi Rama mund të fitojë jo vetëm mandatin e katërt, por edhe të pestin!
“Me këtë opozitë, Rama jo vetëm që fiton mandatin e katërt, por rrezikon edhe të pestit.”
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë, Dade nuk kurseu kritikat për opozitën, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kapacitetin e saj për të sfiduar realisht qeverinë në zgjedhjet që po afrojnë.