Kryeministri Edi Rama po mban një takim me pensionistët në Gjirokastër, ku foli në lidhje me reformat e qeverisë për lehtësimin e jetës për këtë shtresë.
Në një moment Rama u ndal tek opozita ku nuk la pa përmendur edhe strategun e fushatës së PD, Chris LaCivita.
“Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin. Magjistari i thonë. Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!”, ka ironizuar kreu i PS.
Për kritikët që shprehen se administrata voton Partinë Socialiste, Rama iu përgjigj duke thënë se ata votojnë si populli, disa për PS dhe disa për PD.
Rama u shpreh se u ndje mirë kur në një takim të opozitës një grup mësuesish që kishin marrë pjesë dhe që ishin kritika për qeverinë.
“E di sa mirë më ka ardhur kur pashë një grup mësuesish në një takim me kënetën?! Kritikonin, flisnin. Ka vajtur njeri t’u thotë pse ishit atje? I ka luajtur njeri nga vendi? Nuk bën vaki!
Pas fushatës së 2009 kam hequr stacionet televizive nga shtëpia, unë shoh sport, filma… këtë kënetën në darkë, kurrë! Pupu! Por shqiptarëve nuk u jep dot njeri mend për politikë”, tha Rama.