Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Shefi i qeverisë e konsideron si progres që vendi ka bërë me reformat dhe rezultat i skanimit të punëve të bëra në vend.
Rama thotë se Shqipëria “de facto” ka nisur procesin “Screening” i cili fillon pas çeljes së negociatave.
“Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshëm por s’do të thotë që kemi realizuar progresin e mjaftueshëm.
Ka nënvizuar reformën në drejtësi, duke komunikuar me publikun se reforma jonë në drejtësi është unike.
Një gjë është e sigurtë nga raporti dhe e kam apel për Bashën deri në momentin e vemdimmarrjes është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës.
Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkunduar për JO me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin, protestash që janë partiake jo popullore.
E fundit që kam, ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin, do ta lexojmë me shumë vëmendje, dhe ministri në detyrë i jashtëm do të paraqesë një plan veprimi për të gjitha.