Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka filluar me publikimin e një videoinformacioni nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës, ku së shpejti do të nisë puna edhe për lotin II e III.
Rama gjithashtu nuk ka kursyer ironinë për nazelinjtë e projekteve 3D, të cilët i fton t’i shohin ato si duken në realitet.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i rrugës së Lumit të Vlorës, ku së shpejti do të nisë puna edhe për lotin II e III dhe ku komentuesit nazelinj të projekteve 3D mund të shohin se si ato kthehen ne realitet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155983282191523/?t=0