Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha disa ditë më parë se ndiente dhimbje që Floriana Garo nuk u përfshi në listën e kanidatëve për deputetë në Durrës.
Sipas Nokës, zonja Garo u tërhoq për shkak se në primaret e PD në Durrës arriti të merrte vetëm 34 vota. Por, gazetari Bledi Mane pretendon se Floriana Garo u hoq nga lista me urdhër të zonjës Liri Berisha, e cila sipas tij, kishte dyshime për raportin e afërt mes zonjës Garo dhe Sali Berishës.
Postimi i plotë i Bledi Manes
PYETJA 1 MILIONË DOLLARË/ Ku e gjen gjithë këtë energji Saliu?
Në mëngjes e nxjerr Liria te dera, e çon te ashensori, e fut brenda, shtyp zeron e ndërsa Sala zbret poshtë Liria i fishkëllen bodyguradit nga dritarja: Merre se ta nisa me ashensor!
Roja e pret te dera e ashensorit, e kap prej krahu, ecin të dy 20 metra aty jashtë lagjes, e hipën në makinë dhe nisen.
Pas 380 metrave distancë makina ndalon te oborri i selisë së PD-së ku e pret Flamur Noka i cii i hap derën, ngjisin bashkë 5 shkallë dhe teksa futen në korridorin blu ia dorëzon Floriana Garos. Flariana e shoqëron te tavolina, i përkëdhel shpatullat, i pëshpërit fjalë të ëmbla te vrima e veshit me lesh, i kreh baluket dhe u thotë gazetarëve të pranishëm: Fillojmë konferencën për shtyp me kryetarin Berisha.
Berisha vazhdon avazin 34 vejçar, shan, kërcënon, përgojon e pasi mbaron vjen e merr Muli, e zbret nga shkallët e selisë, e hipën në makinë, makina e çon te hyrja e pallatit, bodyguardi e çon te ashensori, shtyp numrin 8 e ndërkohë që Sala ngjitet lart, bodyguardi i fishkëllen Lirisë nga poshtë: Merre se ta solla!
Liria e pret te dera e ashensorit, e kap fort për krahu, e çon brenda shtëpisë dhe i bërtet: O unë, o ajo zuska!
Dhe Floriana e shkretë nuk e sheh veten te lista e deputetëve demokratë!