Kryeministri Edi Rama ka vijuar rubrikën “Sy m’Sy”, ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve të rrjeteve sociale.
Fillimisht kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 maj, teksa tha se kryeqyteti shqiptar do të jetë qendra e Evropës, pasi do të mirëpresë liderë nga e gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.
Kryeministri e nisi fjalën me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet më 16 Maj, teksa tha se Tirana do të jetë epiqendra e Evropës, ku do të mikpresë liderë nga i gjithë kontinenti, mes të cilëve edhe kancelarin e ri gjerman.
“Nga Kievi, në Madrid e Lisbonë. Plus sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, presidenten e KE, patjetër edhe drejtuesit dhe presidentët e bankave zhvillimore të Evropës, presidenten e FMN, që do të jenë të tërë në Tiranë më 16 Maj. Tirana do jetë epiqendra e politikës evropiane edhe njëherë tjetër deri në një moment historik për Evropën”, tha Rama, ndërkohë që më tej vijoi me pasaportën europiane të cilën shqiptarëve do t’ua mundësojë Partia Socialiste.
Një koment me “spec” nuk kishte si të mungonte mes qindra reagimeve të qytetarëve. Ka qenë një shqiptar i Maqedonisë së Veriut i cili i ka tërhequr “vërejtje” kreut të qeverisë sa i përket veshjes së tij.
Ndërkohë, nga ana tjetër Rama vendosi t’i përgjigjej kësaj pyetje duke i thënë se përgjatë gjithë jetës së tij ka mbajtur të njëjtin stil veshje.
“Tani edhe ke veshja do më futesh. Po ça po të duhet ty si vishem unë, e dyta e punës kjo puna e veshjes time është shumë e vjetër. Nuk u rrita dhe u bëra 60 vjeç me kostume dhe papritur po dal me pizhama në rrug që të manipuloj të rinjtë. Kam përshtypje që je komplet gabim dhe duhet të tërhiqesh pak, të bësh mbrapa, jo shumë afër kënetës këtu sepse këneta këtu ka aftësinë të të thithë. Nga Maqedonai e Veriut të thith dhe të bën qesharak”, tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri theksoi se forca politike që ai drejton nuk bën premtime elektorale, por plane.
“Ne jemi qeveria, jemi shumicë qeverisim dhe do qeverisim. Ne nuk bëjmë premtime elektorale, nuk kemi bërë as në 2021 dhe as në 2017 në aspektin e punëve, sepse në aspektin e punëve në ndajmë informacion. Çfarë do bëjmë është pjesë e planeve tona, j oe ëndrrave. Ëndrra jonë është një , Shqipëria në BE, të tjerat janë plane, plane qeverisëse. Kështu që nuk janë premtime ne sensin aj ta marrim njëehrë votën dhe shohim ça do bëjmë”, theksoi ai.