Fushata elektorale në prag, projeksionet se cila forcë do fitojë, aleanca opozitare, partitë e reja dhe të tjera zhvillime, ishin sot temë e diskutimeve në ‘Studio Live’ të Report Tv.
I ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin ish-deputeti Halit Valteri, që aktualisht kandidon në listën e hapur të Tiranës për PS-në më 11 maj.
“PS është në fushatë prej kohësh, me dhe për qytetarët, për të dëgjuar dhe përmirësuar çfarë nuk është bërë mirë. Uroj dhe shpresoj të jetë fushatë e qetë. Ata që e kishin humbur rrugën dhe që ndiqnin vjedhjen, vrasjen, kanisje, t’i kthehen rrugës së duhur, t’i kthehen Zotit. Ata që ndjekin rrugën e të fortit, parasë, presionit, sulmit, do përballen me ndëshkimin e ligjit dhe do marrin përgjigjen. PS është në objektivin 20 dhe 21 manadate në Tiranë, ku dhe jam kandidat. Kam marrë më shumë se 3 mijë vota më 2021 kur nuk kisha këtë forcë, isha i ri, kur bëja denoncime dhe njeriut të korruptuar në vend që ndodhet pas hekurave, Ilir Meta. Nëse duan një njeri të pakompromentuar dhe që nuk bëhet palë me të keqen, shpresoj të më votojnë, për të mbrojtur interesat e tyre”, thotë ish-ligjvënësi që kandidon në listën e hapur të PS për Tiranën më 11 maj.
“Nuk ka Gazment, Monikë, Ilir që e ndal Shqipërinë 2030, ky tren është nisur dhe nuk ka kush e ndalon dhe pengon. Vota e çuar dëm për kënetën dhe Sali Berishën, është kundër viktimave të Gërdecit, për mbajtjen e parave të firmave piramidale, për autorët e krimeve të 21 janarit dhe vjedhjet. Populizëm dhe premtime boshe, por shqiptarët e peshojnë gjithçka. Mos eksperimentonin me babin e Zenit dhe me “Gaz Karrigen”, që herë i ipën mbrapsht kariges dhe herë para, sipas interesit që ka”, shprehet Valteri.
Ish-deputeti ndau mendim edhe për aleatët e Berishës në këto zgjedhje.
“Te opozita është bërë si gjellë qensh, çorbë e prishur dhe me gjak të prishur. Qirje Vangjeli thotë Vorio-Epir, por nuk ka atje, ka vetëm gjenocid, është tokë shqiptare, është derdhur gjak. Nocioni Vorio-Epir nuk ekziston, është Shqipëri dhe Çamëri. Pastaj dhe Shpëtim Idrizi, duhet të dalë përballë tyre, se nuk përfaqësohen kështu çamët duke bashkëpunuar me Fredi Belerin. Atje ka koalicion pazaresh, antikombëtar. Këta punojnë kundër Shqipërisë, duan vetëm të vjedhin. Përballë kemi aleancën e kllounëve, që nuk i voton as familja e tyre. Nuk kanë moral dhe kauza, sepse e kanë tradhtuar atë kauzë, duke ruajtur kauzat e tyre. Respekt për komunitetin çam dhe grek, por nuk i përfaqësojnë ata as Idrizi dhe as Dule. Shqiptarët i bashkon e ardhmja e PS-së dhe rruga drejt BE-së”, thotë ai.
Dhe në fund kujton se mazhoranca dhe Rama ikën vetëm me votën e shqiptarëve dhe jo me LaCivita apo pse në SHBA fitoi Trump.
“Rama ikën kur s’e votojnë shqiptarët, kur s’kanë palaço në koalicion dhe jo se fitoi Trump në SHBA dhe do iki Rama. PD është e mbushur me spiunë të Sigurimit të Shtetit. PD është peng e Ilir Metës dhe Sali Berishës që nga 1992 kur nisën bashkëpunimin mes tyre. Shqiptarët s’duhet të votojnë atë klasë të degjeneruar politike”, nënvizoi Valteri për ‘Studio Live’.