Ndërsa kryeministri Edi Rama ka si kartë elektorale integrimin në BE brenda 2030, kryetari i PD-së Berisha bëri dhe një premtim gati në kufijtë e absurdit duke thënë se do të lehtësojë marrjen e vizave me SHBA, ndonëse vetë është ‘non grata’.
Juristi Kreshnik Spahiu në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv, beson se integrimi në BE varet më shumë nga vendet e Bllokut europian dhe se premtimet janë pjesë e fushatës elektorale
“Nëse BE nuk do të ketë prioritet zgjerimin e vet për shkak të forcave ekstremiste vijnë si dominancë në vendimmarrjen e BE-së, apo disa vende të vendosin veton që Europa të mos zgjerohet ne sikur të bëjmë çudira sërish nuk do na pranojnë.
Megjithatë Rama është në të drejtën e vet. Dikush na premton Europën deri në 2030, e dikush premton se do shkojmë në Amerikë pa viza kur vetë nuk merr dot vizë. Kjo është propagandë elektorale. Kush e ha këtë propagandë elektorale e ha.