Instituti i Gjeoshkencave ka lokalizuar sërish lëkundje të vendit nga tërmeti, mesnatën e sotme, ndërsa epiqendra e tyre mësohet se ishte në Bulqizë.
Sipas IGJEUM goditja e parë u shënua në orën 06.15 minuta me magnitudë 2, ndërsa e dyta vetëm 9 minuta më vonë me magnitudë 2.4. Epiqendra e tyre sërish Bulqiza.
Ekspertët kanë shpjeguar se lëkundje të tilla të vogla janë normale pas një goditje të fuqishme, siç ishte ai i së shtunës me magnitudë 5.1, ku si pasojë u shënuan dëme materiale. Në Bulqizë, Mat e Kols u dëmtuan rreth 170 banesa, ndërsa 7 prej tyre janë të pabanueshme.