Autoritetet në Turqi jetojnë prej muajsh nën kërcënimin e një tërmeti të madh në Stamboll, i cili pritet të ketë efekte shkatërruese të një tërmeti të tillë si cunami.
Sizmologu turk, Naci Gyorur , ka paralajmëruar se Stambolli mund të goditet nga një tërmet me magnitudë nga 7.2 deri në 7.6 Rihter.
Në një intervistë për TGRT Haber, sizmologu tha se autoritetet në Stamboll duhet të përgatisin qytetin për një tërmet me përmasa të mëdha. Ai tha se është e domosdoshme që ndërtesat të kenë sisteme antisizmike.
“Ekziston mundësia e magnitudave 7.5 dhe 7.6….Ne e dimë se cilat pjesë të Stambollit do të jenë më të rrezikuiara në rast tërmeti. Shpresoj që Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit të bëjë atë që është e nevojshme për të përgatitur qytetin për një tërmet. Ndër këto kërkesa janë edhe detajet e qytetit. Qyteti nuk përgatitet rastësisht për një tërmet. Kur bëhet fjalë për përgatitjen e Stambollit për një tërmet, siç mendojnë një pjesë e konsiderueshme e politikanëve të sotëm, menjëherë mendojnë për stokun e ndërtesave…. Por nuk është e mundur që Stambolli të përgatitet për një tërmet me një strukturë të thjeshtë ndërtimi . Nëse i përgatit të gjithë elementët e qytetit, publikun, infrastrukturën, stokun e ndërtesave, ekosistemin dhe mjedisin dhe ekonominë për një tërmet në të njëjtën kohë në mënyrë të integruar, do ta kesh përgatitur qytetin për një tërmet”, tha sizmologu turk.
Kurse sot ndodhi dhe pritenn habere nëse sheti ka qenë i përgatitur.
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 është shënuar afër Stambollit ditën e sotme. Ai është ndjekur nga një pasgoditje me magnitudë 5.5 ballë.
Tërmeti, sipas mediave lokale, është ndjerë në provincat përreth si dhe në Stamboll. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale, u shpreh:
“Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Silivri, në Detin Marmara, në Stamboll. Për tërmetin i cili është ndjerë edhe në krahinat fqinje, AFAD dhe të gjitha ekipet e agjencive tona kompetente kanë nisur hetimet në vend. Uroj shërim sa më të shpejtë qytetarëve tanë që u goditën nga tërmeti. “Zoti e ruajtë vendin tonë”.
Një tjetër tërmet ka ndodhur gjysmë ore më parë, kur ka tronditur Trakinë lindore mesditën e së mërkurës, duke u ndjerë edhe në zona të Stambollit.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, në Detin Marmara, në gjysmë të rrugës midis Radestos dhe Stambollit. Siç është njoftuar nga Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 6.9 kilometrash.
https://x.com/TansuYegen/status/1914988742403613092?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1914988742403613092%7Ctwgr%5E5d3df480dd2b646f0458b5af0fdf17166e07e65e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnje-termet-fuqi-6-2-magnitude-godet-pjesen-perendimore-te-turqise%2F
https://x.com/CerfiaFR/status/1914987235146944664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1914987235146944664%7Ctwgr%5E5d3df480dd2b646f0458b5af0fdf17166e07e65e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnje-termet-fuqi-6-2-magnitude-godet-pjesen-perendimore-te-turqise%2F
https://x.com/MarioNawfal/status/1914987103491952949?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1914987103491952949%7Ctwgr%5E5d3df480dd2b646f0458b5af0fdf17166e07e65e%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fnje-termet-fuqi-6-2-magnitude-godet-pjesen-perendimore-te-turqise%2F