Thellohet skandali, i paguari i Bashës për të bllokuar negociatat është gjithashtu në borderonë e Putin
Gunther Krichbaum është personi i paguar nga ana e Partisë Demokratike për bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.
54-vjeçari, deputet i CDU-së ka një “flirt” të gjatë me Lulzim Bashën, me të cilin ka një histori të hershme bashkëpunimi.
Si këshilltar i Bashës, deputeti gjerman ka vizituar disa herë Tiranën duke mbajtur një fjalim edhe vitin e shkuar në çadër, gjithmonë kundrejt pagesave që i mbërrijnë rregullisht nga PD.
Megjithatë, Partia Demokratike nuk është e vetmja që ka vendosur në borderonë e saj emrin e Krichbaum.
Mediat e huaja, përfshi media prestigjioze si “The Sun” apo “Deutsche Welle”, disa herë kanë raportuar për qëndrimet kontradiktore të deputetit në lidhje me Rusinë, duke aluduar se preferenca e tij ndaj Moskës mund të ketë detaje të tjera të panjohura.
Pak kohë më parë, Krichbaum bëri bujë me një deklaratë, të raportuar fillimisht nga “Deutsche Welle” dhe më pas edhe nga mediat ruse, në të cilën ai siguronte që BE duhet të tregohej e kujdesshme në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, për të mos cënuar “interesat e natyrshme” të Rusisë në këtë zonë.
Deklarata u publikua gjerësisht edhe në shtypin rus, siç dëshmon linku i bashkëngjitur – http://www.lragir.am/index/rus/0/politics/rss/43146
Por, cila janë këto interesa ruse në Ballkan që nuk duhen prekur? Pikë së pari Serbia, për të cilën Krichbaum tregon një mbështetje të hapur dhe pa dyshim, bllokimi i perspektivës europiane për Shqipërinë si dhe mosnjohja e Kosovës.
Gjithashtu, në një vizitë në Ukrainë, si pjesë e një delegacioni gjerman, ai ndezi një reagim të ashpër nga mediat vendase, kur legjitimoi pushtimin e Krimesë, duke thënë se “pavarësisht asaj që ka ndodhur, Ukraina duhet të bashkëpunojë me Rusinë për të gjetur një kompromis. Është fakt që çdo zgjidhje kalon nga Moska”.
Po në atë vizitë, Krichbaum u përplas edhe me autoritetet ukrainase, të cilat përjashtuan dy përfaqësues të “Die Linke”, një parti e majtë gjermane, pasi këta të dy hynë në vend ilegalisht, nga territoret e pushtuara ruse.
Krichbaum, edhe në atë rast u shpreh se “vendimi i Kievit zyrtar ishte i paarsyeshëm”.
Këto qëndrime, por jo vetëm, e kanë shndërruar 54-vjeçarin e CDU-së në një avanpostë të influencës ruse në Bashkimin Europian.
Diçka e tillë e bën edhe më të dyshimtë bashkëpunimin e Bashës me Krichbaum, në dritën e fakteve të pasqaruara asnjëherë nga lideri i Partisë Demokratike, për financimin e fushatës nga parajsa fiskale, me para të biznesmenëve rusë të lidhur me Kremlinin.
Krichbaum është i njohur në politikën gjermane për një seri skandalesh, përfshirë edhe atë të trafikimit të fëmijëve jetimë nga Rumania, falë bashkëpunimit të sekretares e më vonë gruas së tij, Oana Harvalia./Zathur