Më 16 maj Tirana do të jetë, për të paktën 24 orë, epiqendra e politikës evropiane duke bërë bashkë liderët e 47 vendeve evropiane, në atë që njihet si Komuniteti Politik
Një samit i kësaj natyre konsiderohet historik për Shqipërinë. Udhëheqësit europianë, parashikohet të priten me një ceremoni të posaçme në qendër të kryeqytetit.
Në lulishten që shtrihet në pjesën e pasme të monumentit të Skënderbeut, do të ndërtohet Shtëpia e Europës. Në këtë hapësirë do të bëhet pritja e të gjithë liderëve europianë, që nga Londra në Ankara nga Stokholmi dhe Oslo, në Athinë, nga Berna e Zvicrës në Baku dhe Azerbajxhan, e deri në Madrid dhe Lisbon. Të pranishëm do të jenë edhe Sekretari i përgjithshëm i Natos, Presidenti i Këshillit Europian, dhe Presidentja e Komisionit Europian, si dhe presidentët e bankave zhvillimore të Europës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka shpallur fituesin e një procedure tenderuese me vlerë 232 milionë lekë (rreth 2.4 milionë euro) për ndërtimin e strukturave pritëse për organizmin e samitit.
Objekti i kontratës specifikon ngritjen e konstruksioneve të përkohshme, të cilat do të shërbejnë për pritjen dhe zhvillimin e punimeve të nivelit të lartë të këtij samiti që do mbahet në qendër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej.
Një ditë më parë në sheshin Skënderbej të pranishëm ishin fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Art dhe Zeje”. Ata do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës.
Temat e diskutimit pritet të jenë të shumta që nga siguria dhe rritja ekonomike, te lufta kundër pabarazisë si dhe mjetet për zbutjen e kostove në rritje të jetesës. /Raziela Myslimaj