Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.
Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.
Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb.
Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale .