Presidenti i SHBA Donald Trump ka emëruar ambaadorin e ri në Serbi, pas mbarimit të mandatit të Chris Hill. Siç bëhet e ditur në një njoftim zyrtar të kreut të Shtëpis së Bardhë, ambassador është emëruar, Mark Brnovich.
Mark Brnovich është një avokat dhe politikan amerikan që ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës nga viti 2015 deri në 2023. i lindur në Detroit, Michigan, në vitin 1966, ai është djali i prindërve serbë që emigruan nga ish-Jugosllavia për t’i shpëtuar komunizmit.
Brnovich u diplomua në Shkencat Politike në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe mori diplomën Juris Doctor nga Universiteti i San Diegos. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer si avokat në Ushtrinë Kombëtare të Gardës, asistent prokuror i Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Arizonës dhe drejtor i Departamentit të Lojërave të Arizonës.
Në vitin 2021, Brnovich kandidoi për nominimin republikan për Senatin e SHBA-së, por nuk pati sukses. Aktualisht, ai është emëruar si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.