Sara Campanella dhe Ilaria Sula, dy studentet e reja u gjetën të vdekura brenda 48 orëve në Itali, duke e cuar numrin e viktimave të femicidit në Itali për vitin 2025 në 11.
Vrasjet e tyre kanë shkaktuar zemërim dhe thirrje për ndryshime kulturore dhe ligjore në vend.
Sara Campanella, një studente 22-vjeçare, u godit me thikë në Messina dhe vdiq pas dërgimit në spital. Stefano Argentino, një koleg i saj u arrestua dhe pranoi krimin, duke deklaruar se kishte ngacmuar Sarën për një kohë të gjatë.
Ndërsa trupi i Ilaria Sulës, studentes shqiptare, u gjet në një zonë pyjore jashtë Romës. Ajo ishte zhdukur që nga 23 marsi dhe u zbulua pas 8 ditësh pasi ishte goditur me thikë nga ish i dashuri Mark Samson.
Vrasjet kanë nxitur protesta në disa qytete italiane dhe ngritën shqetësime të mëdha për dhunën ndaj grave në Itali, ku viti 2024 kishte regjistruar 113 femicide.
Politikanët, përfshirë Mara Carfagna, kërkuan një “rebelim kulturor” për të përmirësuar ndërgjegjësimin dhe parandalimin e këtyre tragjedive.