Në PD nuk është vetëm Sali Berisha që flet rroma për toma, gjë që ja shkakton edhe mosha e thyer. Një kandidate e re në moshë si Klodiana Çapja, e cila u vendos në listat e mbyllura me urdhër nga lart, është zënë duke folur pa lidhje në një takim publik.
Fituesja e primareve në Elbasan, e cila nuk u kandidua, Alessia Balliu, ka publikuar videon në faqen e saj dhe shkruan:
“Kur nuk ka garë, kur shkelet meritokracia, kur shkelen rregullat e lojës prodhohen figura qesharake që jo vetëm mezi flasin por nuk dinë të artikulohen politikisht.
Dëgjojeni dhe shikojeni ofertën që prodhon nepotizmi politik! Kur nuk di të prezantosh veten dhe jo më qytetarët! Vaj medet thuaj…”