Besiktasi fitoi 2-1 kundër Galatasaray në derbin e Stambollit, zhvilluar më 29 mars dhe që vlente për raundin e 29-të në Superligën turke të futbollit. Protagonist në këtë sfidë ishin edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Muçi u dallua për lojë të mirë në 65 minutat që ishte në fushë, teksa shënoi edhe një supergol në pjesën e parë (min 38), por që iu anulua nga anësori për pozicion të parregullt të shokut të tij të ekipit. Nga ana tjetër Rashica ishte ndër më të mirët në fushë.
Te Besiktas golat u shënuan nga Rafa Silva dhe Fernandes në secilën pjesë, ndërsa përkohësisht barazoi Torreira. Galatasaray për 55 minuta luajti me një lojtar më pak, teksa edhe Besiktas pa në fundin e sfidës t’i largohej para kohe Kilicsoy.
Galatasaray me 71 pikë mbetet në krye të renditjes, ndjekur nga Fenerbahce dhe Samsunspor. Besiktas me 47 pikë mbetet në pozitën e katërt.