Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është bërë shumë shpejt personazh viral në rrjetet sociale për shkak të fjalimeve të tij shpesh edhe me një demencë politike periodike, e ndikuar edhe nga lodhja e fushatës, por edhe mosha.
Jo vetëm kryeministri Edi Rama prej javësh e ironizon me video-postime në murin e llogarisë personale të tij në rrjetin social, por edhe ndjekësit.
Pas momentit epik viral nga Kruja me “tavanin që do i ngrinte tregtarit”, ndjekësit janë frymëzuar për krijimtari duke mbledhur episode të ngjashme të kreut të PD-së në takime të ndryshme, djuke qarkulluar një video-kolazh të fundit.