ryeministri Edi Rama ka ndjekur punimet në lagjen historike ku po punohet për rivitalizimin e saj për ta kthyer në një pol të rëndësishëm turistik duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike.
“Në kantierin e lagjes historike, ku po punohet për rilindjen e saj që do ta kthejë shumë shpejt këtë zonë në një pol të ri turistik, me arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e restauruara të afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementët e tyre karakteristikë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Pogradeci është një prej qyteteve, ku po rilind lagjja historike, për t’u kthyer shumë shpejt në një pol të rëndësishëm turistik, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.