Ivan Rakitic ishte një nga lojtarët më të mirë të Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi. Ai ka shkëlqyer gjatë sezonit edhe me Barcelonën, por në Botëror iu desh të sforcohej ca më shumë për të nderuar Kroacinë, e cila arriti gjer në finale, ku humbi trofeun pasi pësoi disfatë nga Franca 4-2.
“Daily Mail”, shkruan se menjëherë sapo ka mbërritur në Zagreb, Rakitic i është përkushtuar vetëm gruas së tij, duke nisur nga prezantimi para publikut kroat i skuadrës kombëtare kur iu kthye nga Moska, e më pas me shëtitje në natyrë të hipur mbi kuaj.