FAKTI/ 50 mijë fëmijë lypin e punojnë si skllevër për një kafshatë bukë
Shkruan: Memo Aliaj
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve “1 Qershori”, në Shqipëri u shoqërua me disa aktivitete e qëndrime politikanësh, deputetësh, shtetarësh. Të gjithë kishin si tregues demagogjinë dhe hipokrizinë deri në tallje me fëmijët që vuajnë edhe për bukën e gojës, për një mjekim, trajtim shëndetësor të kompletuar, për arsimim, për fëmijëri dhe kushte jetese minimale! Ndërkohë që deputetët e popullit, për fëmijët e tyre paguajnë miliona lekë për shkollim e trajtim mjekësor jashtë shtetit, fjetje në vila luksoze, udhëtim me makina luksoze, jetesë me kushte luksi, datëlindje përallash, pushime pranverore, verore, vjeshtore e dimërore si në ëndrra, funjava qejfi dhe argëtim sipas modelit të fëmijëve të pasanikëve të botës, për fëmijët e popullit nuk japin as lëmosha në menca supe! Çfarë hipokrizie manifestuan dje shtetarët shqiptarë?
– Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili shkollon fëmiëjt jashtë shtetit me 160 mijë paund e që u ka siguruar si trashëgimi llogari bankare, biznese, apartamente e vila luksoze brneda e jashtë Shqipërisë, priti një grup fëmijësh, të cilëve u uroi lumturi në jetën e tyre, duke u premtuar se do punonte si për fëmiëjt e tij!
– Salla e parlamentit ku paguhen me nga 3 milionë lekë në muaj 140 deputetë “kalamajë” që zhgrryhen si rrugacë çdo të enjte, dje u mbush me fëmijë që kërkojnë zgjidhje sociale-ekonomike nga ligjvenësit, që nuk ua kanë dhënë këto zgjidhje as sot pas 26 vitesh!
– Një deputete e opozitës, publikoi foton e fëmijëve të saj binjakë, që po rriten në kushte të mrekullueshme jetese e kujdesi.
– Një deputete tjetër e përshirë ne lumturi ekstreme, publikoi foton e fëmijës së saj, që po rritet me fëmijëri të lumtur pa I munguar asgjë në këtë jetë.
– Me rastin e “1 Qershorit”, 50 shoqata (OJF) që merren me mbrotjen e fëmijëve, dolën në qendër të Tiranës me nga një poster me citate lule dhe mbajtën fjalime “dhimbjeje”, për fëmijët që vuajnë!
– Me rastin e “1 Qershorit” 7 ministra, 46 deputetë dhe 5 parti politike, uruan fëmijët shqiptarë, për jetë të lumtur, duke u “betuar” se do luftojnë për të drejtat e fëmijëve!
Por… pas fjalimeve, të gjithë këta, morrën fëmijët e tyre, u hipën makinave luksoze dhe shkuan për të bërë qejfe në pikat turistike, duke i lënë fëmijët e popullit në mizerje-jetën e tyre të përditëshme duke lypur rrugëve, duke larë xhamat e makinave, duke shkarkuar, ngarkuar, shitur e pastruar nëpër tregje, duke vjedhur e grabtiur për shkak të varfërisë ekstreme,.duke kullotur bagëtitë, duke mbledhur krom në Bulqizë, duke u droguar, duke u vetëvrarë prej mjerimit, duke u shitur tek trafikantët, duke qarë nën këmbët e prindërve për një… akullore!
Kjo është hipokrizia e pështirë dhe falsiteti “model” i politikanëve, shtetarëve e shoqërisë civile shqiptare (OJF), të cilët “qajnë” për fëmiëjt e popullit dhe zhavtin miliarda e apsuri për fëmijët e tyre! Çdo datë “1 Qershor”, ata mbajnë fjalime e përkëdhelin fëmijët, vetëm në këtë ditë feste! Ose bëjnë sikur “qajnë”, vetëm kur ndodhin skandale me përdhunimm, grabitje, rrëmbim, trafikim, rrahje, vetëvrasje e shfrytëzim fëmijësh!
Aktualisht, në Shqipëri janë mbi 50 mijë fëmijë të punësuar në të zezë, që shfrytëzohen si skllevër edhe në punë të rënda, 30% e të cilëve kanë braktisur shkollën. Faktorët që shkaktojnë punën e fëmijëve, kanë lidhje me politikat shpërfillëse të politikës e shtetit. Prindërit dërgojnë fëmijët e tyre të punojnë, sepse familjet nuk ka të ardhura mbijetese ekonomike!
Është alarmant fakti, që 37% e fëmijëve në arsimin e detyrueshëm dhe atë të mesëm të moshës 14-18 vjeç, deklarojnë se pas mësimit punojnë, për të siguruar jetesën e tyre e të familjeve.
Shteti e di, që fëmijët shfrytëqzohen në punë, madje shumica edhe në bizneset e shtetarëve e politikanëve!
Mjafton të kryesh një vëzhgim në stinën e verës dhe do të konstatosh se 80% e punonjësve në resortet verore e shërbimet private të stinës në bregdet, janë të mitur! Pse? Sepse puna e fëmijëve është e pa deklaruar në tatime dhe paguhet shumë pak. Në Shqipëri, me 1 euro pagesë të punës së fëmijëve, punëdhënësi siguron 67 euro fitim, ndërkohë që me 1 të punësuar në moshë ligjore pune, me 1 euro pagesë, pronari siguron vetëm 17 euro fitim, mbasi i punësuari i rritur dhe i deklaruar në tatime e ka pagën më të lartë dhe me sigurime shëndetësore shoqërore të paguara