Një hulumtim i bërë së fundmi nga ekspertët psikologë ka zbuluar 10 këngët më të motivueshme të të gjitha kohërave – me hitin e vitit 2007 në Britaninë e Madhe të Kanye West, “Stronger”, që renditet në krye të listës.
Artisti rap del para Eminem, me këngën “Till I Collapse”, dhe dyshes David Guetta dhe Bebe Rexha me “I’m Good (Blue)”, që pushtuan klasifikimet pas lansimit të saj në vitin 2022.
Ndërkohë, përfundojnë pesëshen e parë klasikja e vitit 1982 nga Survivor, “Eye Of The Tiger”, dhe “Run” nga Snow Patrol.
Gjetjet dolën nga një analizë e 65 listave më popullore motivuese në Spotify dhe Apple Music, për të përcaktuar se cilat këngë bënin më shumë paraqitje – me “Stronger” që shfaqet në 14 lista në shërbimet digjitale të muzikës, shkruan The Mirror.
Dhe thellimi në këngët më të motivueshme u bë në emër të 888 Poker, pasi ambasadori i tij, Alexandre Mantovani, zbuloi se çfarë dëgjon para turneve të mëdha.