Shpëtim Idrizi i PDIU ka bërë 10 lëvizje politike, duke shkuar herë te Berisha, herë te Rama, herë te Meta, herë te Basha, herë duke dalë si i pavarur. Duke u shpëlarë në këtë mënyrë politikisht, shqiptarët nuk e votuan më dhe e nxorën jashtë Parlamentit
Shpëtim Idrizi do të mbahet mend si politikani me qesharak dhe pazarxhi në Shqipëri. Nën kamuflimin e çështjes çame, Shpëtim Idrizi i ndryshon llogoret politike për çdo stinë, sipas interesave dhe pazareve. Kur Edi Rama nuk i jep ndonjë lum për të marrë zhvarin, drejtori apo bashki, Idrizi shkon te Berisha.
Gjatë viteve të fundit, Shpëtim Idrizi i PDIU ka bërë 10 lëvizje politike, duke shkuar herë te Berisha, herë te Rama, herë te Meta, herë te Basha, herë duke dalë si i pavarur. Duke u shpëlarë në këtë mënyrë politikisht, shqiptarët nuk e votuan më dhe e nxorën jashtë Parlamentit.
Tre deputetët që mori në zgjedhje e braktisën. Por, Shpëtim Idrizi nuk ndalet. Ai vendosi sërish të ndryshojë llogore politike. Disa ditë më parë vendosi të shkojë vetëm te Basha dhe Monika, pasi partia dhe deputetët i kanë ikur. Çudia qëndron se Idrizi vendosi të bashkohet me Vangjel Dulen në llogoren e Bashës për të zgjidhur çështjen çame.
Futja e Idrizit nën sqetullën e Bashës është ironizuar dhe nga deputetët e PDIU. Deputeti Dritan Bici tha dy ditë më parë se Idrizi ka tradhtuar besimin e qytetarëve për interesat personale, ndërsa ironizonte se ai po fluturon për të gjetur vetveten.
“Deputetët e PDIU-së nuk kanë ikur nga partia por është kryetari Shpëtim Idrizi ai që po fluturon për të gjetur vetveten. Ne jemi me kryeministrin Rama sepse shikojmë që për çështjen “Çame” ka punuar më shumë se çdo kryeministër në këtë vend. Ne jemi këtu ku jemi sepse mbi shpatulla kemi edhe votat e votuesve socialistë. Shpëtim Idrizi kërkon që për interesa personale t’i hedhë në rrugë gati 1000 të punesuar nga qeverisja e Rilindies”, theksonte Bici./Pamfleti