Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Berlin të Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.
Në samitin e 10-të të Procesit të Berlinit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon këtë vjeshtë 10-vjetorin.
Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë është zbardhur agjenda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, që mbahet nesër (14 Tetor) në Gjermani.
Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.
Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.
Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.
10.00 – Hapja e samitit Procesi i Berlinit
10.15 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
11.30 – Sesioni i dytë i punës “Axhenda e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.
12.20 – Ceremonia e nënshkrimit të Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut për 2025-2028