Portali prestigjoz grek i lajmeve *Protothema.gr* i ka kushtuar një artikull lajmit të bërë publik nga Kryeministri Rama se Qeveria Shqiptare ka nënshjruar vendimin për ti ofruar Greqisë një donacion prej 100.000 mijë eurosh për tragjedinë që përfshiu Athinën duke lënë të vdekur më shumë se 80 persona e qindra të plagosur.
E përditshmja greke vlerëson gjestin e Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për shumë e vënë dispozicion duke cituar edhe statusin e tij në facebook:
“Shqipëria ndihet shumë afër Greqisë fqinjë, në këto orë tragjike..”
*Shkrimi i plotë i Protothema.gr*
Pas Shkupit, i cili njoftoi se do të ndajë 97 mijë euro në Greqi, Shqipëria njoftoi donacionin prej 100 mijë eurosh për tragjedinë e shkaktuar nga zjarret vdekjeprurëse në Atikën indore.
Kryeministri Edi Rama tashmë ka nënshkruar vendimin për shpërndarjen e donaciononit për vendin tonë. (Greqinë)
Ai, përmes një postimi në profilin e tij të Facebook, iu drejtua me një mesazh ngushëllimi kryeministrit grek Alexis Tsipras, duke shprehur mbështetjen e tij për popullin grek në këto kohë të vështira.
Shqipëria ndihet shumë afër Greqisë fqinjë, në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri! Qeveria shqiptare sapo ka miratuar një donacion në emër të solidaritetit me vëllezërit tanë” shkruajti Rama në facebook.
Sipas raportimeve, në listën e të vdekurve të Atikës, përfshihet një shtetas shqiptar, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të humbur.