Pak a shumë si “I vetëm në shtëpi”, filmi i famshëm ku prindërit e harrojnë djalin e tyre në shtëpi dhe nisen për pushime, por e kundërta. Një djalë australian 12 vjeçar ka përdorur kartën e kreditit të mamasë së tij dhe ka prenotuar një udhëtim vetëm, përtej oqeanit pas një zënke me prindërit e tij.
Pas një diskutimi të ndezur, djali ka vjedhur kartën e kreditit të familjes së tij, dhe ka prenotuar një fluturim ekonomik drejt Indonezisë, në Bali.
“Kemi mbetur të shokuar, kur kemi zbuluar si kishte udhëtuar jashtë”, ka thënë e ëma. Djali ka bërë kërkime të shumta rreth kompanisë ajrore që mund ta kishte lejuar atë të udhëtonte pa letrën e shkruar dhe të firmosur nga prindërit e tij.
Dhe kështu ka gjetur një kompani ajrore në Indonezi dhe ka prenotuar fluturimin gjatë një dite në shkollë. Djali ka bërë valixhet, ka marrë motorin e tij dhe ka shkuar në stacion ku është drejtuar drejt aeroportit me tren për të shkuar drejt një aventure përtej oqeanit, siç bën të ditur Daily Mail.
12 vjeçari ka përdorur check-out self-service dhe ka hipur në një fluturim të lidhur nga Sydnay në Perth, që do e çonte në Denpasar. Djaloshi ka thënë se ka mbetur i shokuar, pasi askush në aeroportin internacional të Perth i ka kërkuar atij përse ishte vetëm.
“Vetëm kanë parë dokumentin tim të identitetit dhe pasaportën, për të treguar që jam më shumë se 12 vjeç dhe se jam në gjimnaz”, ka thënë ai.
Kur djaloshi në arrati ka arritur në gjysmën e oqeanit, mamaja e tij sapo kishte bërë denoncimin për njerëz të humbur, meqë nuk ishte prezantuar në shkollë.
Dhe pas uljes në tokë djali ka hipur në një motor të marrë me qira dhe ka shkuar në hotelin luksoz që kishte prenotuar më përpara. Është regjistruar, i ka thënë personelit që motra e tij ishte duke ardhur dhe që po bënte check-in para kohe.