Chelsea fitoi dje 1-0 në transfertë kundër Everton, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Premier League. Skuadra e Thomas Tuchel bëri një paraqitje pozitive, ndërsa vlen të theksohet se minuta pati edhe për Armando Brojën.
Sulmuesi kuqezi u fut në lojë çerekorëshin e fundit të pjesës së dytë. Shtatlarti performoi mirë duke u vlerësuar me nota pozitive edhe nga “Sofascore”.
Faqja e specializuar që analizon performancën e futbollistëve e ka vlerësuar atë me notën 6.8. E kënaqshme kjo për Brojën duke marrë parasysh që u fut në lojë vetëm në minutën 74-të. Trajneri gjerman vijon të besojë te shqiptari, pavarësisht kritikave të shumta që mori për aktivizimin e tij.
Edhe pse shumë skuadra e kanë kërkuar në merkaton e verës, Tuchel ka vënë “veton” duke e mbajtur shqiptarin te Blutë e Londrës.