• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

18 vite nga Gërdeci: 26 viktima dhe drejtësia që mungon, procesi ndaj Mediut dhe hija e Shkëlzen Berishës mbi tragjedinë

March 15, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Tetëmbëdhjetë vite pas shpërthimit tragjik të Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e Shqipërisë së pas ’90-ës, drejtësia për viktimat dhe familjarët e tyre mbetet ende e paplotësuar. Masakra e 15 marsit 2008 mori jetën e 26 personave, plagosi qindra të tjerë dhe la pa strehë shumë familje, ndërsa përgjegjësit kryesorë të asaj që konsiderohet një aferë e rëndë korrupsioni nuk kanë marrë ende dënimin përfundimtar.

Shpërthimi ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Gërdec, vetëm pak kilometra larg Tiranës. Një valë e fuqishme shpërthimi shkatërroi gjithçka përreth, duke marrë jetën e banorëve të zonës, punëtorëve dhe edhe fëmijëve që punonin në procesin e demontimit të municioneve. Fabrika ku kryhej ky proces ishte ngritur në mënyrë primitive, ku predhat e kalibrit të madh çmontoheshin në kushte të rrezikshme, mes qeseve me barut dhe pa asnjë standard sigurie.

Punonjësit, sipas dëshmive të kohës, ishin të punësuar në të zezë, ndërsa mes tyre kishte edhe të mitur. Ngjarja u cilësua zyrtarisht si “aksident teknologjik”, por shumë hetime dhe raportime ngritën dyshime të forta për një skemë të mirëorganizuar korrupsioni, ku përfitimet financiare u vendosën mbi sigurinë e njerëzve.

Në qendër të debatit publik dhe hetimeve u përmend shpesh emri i Shkëlzen Berishës, djali i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Sipas të dhënave që dolën nga hetimet, ai kishte kryer vizita të shpeshta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emri i tij ishte shënuar në dokumente zyrtare që lidhen me procedurat e demontimit. Tabulatet telefonike të dosjes hetimore tregojnë gjithashtu se pas shpërthimit, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kishte komunikuar disa herë me të, ndërsa biznesmeni Mihal Delijorgji – pronari në letra i kompanisë që kryente demontimin – e kishte telefonuar atë vetëm 30 minuta pas shpërthimit.

Megjithatë, Shkëlzen Berisha nuk u thirr asnjëherë për të dëshmuar gjatë hetimeve të para. Ndërkohë, procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu mbeti për vite të tëra i bllokuar për shkak të imunitetit parlamentar që ai rifitoi pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Vetëm pas më shumë se një dekade, çështja u rihap me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas këmbënguljes së familjes Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit. Procesi gjyqësor ndaj Mediut po zhvillohet në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë. Ai është dërguar në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, ndërsa SPAK nuk ka ngritur akuza të reja përtej atyre ekzistuese.

Sipas prokurorisë, ndryshimet ligjore të viteve 2012 dhe 2017 e kanë hequr pengesën e imunitetit parlamentar për ndjekjen penale të deputetëve, duke i hapur rrugë gjykimit të tij.

Në këtë proces janë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë, megjithëse shumë prej tyre kanë refuzuar të flasin. Në gjykatë është thirrur edhe Shkëlzen Berisha, i cili ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje. Edhe vetë Fatmir Mediu ka deklaruar se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.

Ndërkohë, një hetim i hapur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me skandalin e Gërdecit mbetet ende pa një rezultat përfundimtar.

Tetëmbëdhjetë vite pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe opinioni publik vazhdojnë të presin përgjigje dhe drejtësi për një ngjarje që tronditi Shqipërinë dhe që mbetet një nga plagët më të hapura të shtetit shqiptar./TemA

Next Post

Rama për Portin e Porto Romanos: Projekt strategjik për rajonin, i sulmuar nga dezinformimi dhe interesa të fshehta

Beqaj i përgjigjet ish-prokurorit të shkarkuar nga vetingu që sot bënë analistin...Eugen Beci: GJKKO ka hyrë në vendimmarrje qeverisëse për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale

Edhe njëherë për sharlatanët e çeshtjes Balluku! Rama: Çështja është e mbyllur! Njerëzit s’mund të përdoren si mjete në luftën kundër korrupsionit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved