SPAK po vijon marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit. Paraditen e sotme në SPAK janë paraqitur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit 21 janarin e 2011 gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Zabit dhe Agim Deda do të merren në pyetje nga prokurorët e posaçëm për atë ngjarje tragjike.
Më 21 janar u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.