• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 31, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

21 janari në SPAK, çfarë deklaronte Lulzim Basha pas distancimit nga Berisha: S’kam dhënë asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve

October 31, 2025
in Aktualitet, Debat

Për herë të parë, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha është thirrur në SPAK për tu pyetur si person që ka dijeni për 21 janarin, ku 4 protestues u vranë në mes të bulevardit nga plumbat e shtetit. Por, çfarë deklaronte Lulzim Basha më herët për 21 janarin, pas përplasjes me Berishën dhe distancimit nga ai?

Shqiptarja.com iu rikthen në vëmendje deklaratat e Bashës të bëra gjatë vitit 2024, kohë kur po luftonte edhe t’i merrte Partinë Demokratike Berishës. Basha në disa dalje të tij publike ka deklaruar se ishte u gatshëm të shkonte në SPAK për 21 janarin dhe se është plotësisht në dispozicion të saj.

Edhe pse kur 4 protestuesit u vranë nga plumbat që u derdhën nga kryeministria në kohën kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, ai ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër që të qëllohet në drejtim të protestuesve dhe i bënte thirrje SPAK për hetim të plotë.

Pjesë nga një intervistë e dhënë nga Lulzim Basha për Zërin e Amerikës më 14 mars 2024

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast?

Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i brendshëm.

Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika.

Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë?

Lulzim Basha: Pa diskutim.

Pak muaj pas kësaj interviste, edhe Report Tv e pyeti Bashën mbi 21 janarin dhe ai mbajti të njëjtin qëndrim, duke mohuar t’i ketë dhënë urdhër Gardës të qëllojë, si edhe mohoi se ka gisht në fshirjen e serverëve të kryeministrisë.

Report Tv: A ke urdhëruar gardën të qëllojë dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve?

Lulzim Basha: Jo dhe jo.

Report Tv: Ju shpreheni i pafajshëm me këtë përgjigje “jo dhe Jo”, cili është roli i Sali Berishës?

Lulzim Basha: Kjo është konferencë për shtyp nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet.

Next Post

Veliaj sot para Gjykatës Kushtetuese, shqyrtohet ankimimi për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës! Seanca do jetë publike

"E torturuan deri në vdekje, trupin ia hodhën në det"! Të pathënat tronditëse për zhdukjen e Remzi Hoxhës! I biri: Urdhri u dha nga Berisha

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved