Nga Ylli Pata
Vrasjet e 21 janarit janë me verdikt suprem. Nga Gjykata e Strasburgut dhe Gjykata e Lartë që i quajnë krim shtetëror.
Sot të gjithë presin nga SPAK, përkatësisht prokuroria speciale kundër krimit e korrupsionit, e cila e ka nisur dhe po e kryen veprimtarinë e vet nga denoncimet që vijnë nga partitë politike. Që shërbejnë si indicie e më pas kthehem në hetime në bazë të investigimeve përkatëse. 21 janari është sot një ngjarjen jo vetëm e hetuar, e stërhetuar, made e keqheuar dhe e gjykuar dhe e keqgjykuar. Por ka vendime supreme. Nesër është 15 vjetori i kësaj tragjedie të madhe, ku mazhoranca që ishte viktimë e kësaj tragjedie do të thotë presim nga drejtësie. E cila e ka dhënë verdiktin, priten ekzekutimet. Ja s’e bëri SPAK. Dikush duhet ta bëjë sepse ka vendime të qarte, e shteti, në këtë rast Parlamenti mund të kërkojë zbatimi e vendimin e gjykatave. Taulant Balla shefi i grupit të PS e përmendi, por e tha se si. E një ditë para 21 janarit, ata që paralajmëruan arrestimin e Edi Ramës në SHBA, me urdhër, pa logjikë sulmuan gjyqtaren që ka çështjen ndaj Sali Berishës. Asgjë nuk është rastësi. Këtu duhet të ndërhyjë mazhoranca me forcën e fuqisë politike, që nuk mundet që dikush të kërcënojë gjyqtarët. Sulmi ndaj Irena Qokës, qoftë nga një spizofren nga Parisi apo një e pakrehur e stacionit të trenit, janë qoka të atyre që flisnin për Delta Force.
Drejtësi në Shqipëri nga sot është e kërcënuar dhe ka arsye, sepse kërkon të gjykojë krimin e rëndë shtetëror, siç është rasti i dosjes Partizani.
Pas kësaj që ndodhi sot me Irena Gjokën, e cila u telendis nga panelistët e Llallës dhe proxy-t e tij, çdo gjyqtar apo prokuror që ka në dorë çështjen e 21 janarit është i kërcënuar. Nëse nuk e hap drejtësia këtë çështje, duhet ta hapë policia, pasi është e vendosur nga Gjykatat më të larta që Kushtetuta e Republikës i njeh, ajo e larta dhe Strazburgut. Natyrisht, duke i çuar në gjykatë dosjet. Pastaj ai prokuror apo gjyqtar që e mban peng këtë çështje të tregojë arsyet përse e zvarrit. Kanë kaluar 15 vjet…





